Ndërlidhjet

Moska liron nga akuzat ish-kampionin e shahut


Gari Kasparov

Gari Kasparov

Një gjykatë ruse ka liruar Gari Kasparovin nga akuzat se ka marrë pjesë në një tubim të paautorizuar.

Ish-kamponi i shahut është arrestuar më 17 gusht gjatë një tubimi që mbështeste anëtaret e grupit feminist “Pussy Riot”.

Tri vajzat, atë ditë, janë dënuar me nga dy vjet heqje lirie, për shkak të një performance në një kishë të Moskës, kundër regjimit të presidentit Vladimir Putin.

Kasparov dhe dhjetëra të tjerë janë kapur me dhunë nga policia dhe janë dërguar në stacion.

Kasaparov ka thënë se planifikon të ankohet për arrestimin e tij.
XS
SM
MD
LG