Ndërlidhjet

Holland: Greqia duhet të mbetet në Eurozonë


Presidenti i Francës, Fransua Holland - foto arkivi.
Presidenti i Francës, Fransua Holland - foto arkivi.
Presidenti i Francës, Fransua Holland, ka thënë se Greqia duhet të mbetet në Eurozonë, porse duhet të dëshmojë edhe besueshmëri në angazhimet e saj për të reduktuar deficitin buxhetor.

Ai i ka bërë këto komente gjatë takimit me kryeministrin e Greqisë, Antonis Samaras.

Duke u shfaqur së bashku me Hollandin pas takimit të tyre në Paris, Samaras është zotuar se “Greqia do t’ia dalë dhe do të mbetet në Eurozonë”.

Një ditë më parë, ai ka takuar në Berlin kancerlaren gjermane, Angela Merkel, e cila po ashtu ka shfaqur shpresën se Greqia do të përmbushë angazhimet e saj.

Athina ka kërkuar më shumë kohë për të zbatuar reformat e dhimbshme, të cilat e kushtëzojnë për qasje të vazhdueshme në paketën e ndihmës.

Greqia duhet të zbatojë një sërë mashash të ashpra kursimi, për të shpëtuar nga falimentimi dhe për të mbetur në zonën e euros.
XS
SM
MD
LG