Ndërlidhjet

logo-print

Në Meksikë plagosen dy diplomatë amerikanë


Ilustrim

Ilustrim

Dy diplomatë të Shteteve të Bashkuara janë lënduar, pasi makina e tyre është sulmuar nga policia në Meksikë.

Ministria e Marinës meksikane tha se incidenti ka ndodhur në një autostradë, rreth 40 kilometra në jug të Meksiko Sitit.

Policia ka hapur zjarr ndaj automjetit, pasi ai ka injoruar kërkesën e policisë për të ndaluar.

Raportet thonë se policia ka ngatërruar makinën me një tjetër që u përkiste disa rrëmbyesve të dyshuar, të cilët i ndiqnin.

Dy diplomatët amerikanë janë dërguar në spital për trajtim.

Ambasada amerikane në Meksikë ka bërë të ditur se gjendja e tyre është stabile.
XS
SM
MD
LG