Ndërlidhjet

Janukoviq takon Putinin


Vladimir Putin dhe Viktor Janukoviq - foto arkivi

Vladimir Putin dhe Viktor Janukoviq - foto arkivi

Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviq, ka thënë se është i interesuar të eksportojë produkte të teknologjisë së lartë të Ukrainës në vendet aziatike.

Ai ka shfaqur interesim që vendi i tij të fitojë statusin e vëzhguesit në Organizatën e Shangait për Bashkëpunim.

Janukoviq ka thënë po ashtu se Ukraina do të donte të ndryshonte pozicionin e saj rreth problemeve me importin e gazit natyror nga Rusia.

Ai i ka bërë këto komente gjatë takimit me presidentin rus, Vladimir Putin.

Takimi është zhvilluar në Soçi, gjatë një vizite pune që Janukoviq po zhvillon në Rusi.
XS
SM
MD
LG