Ndërlidhjet

Venezuelë: Shpërthim në rafineri, 24 të vrarë


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Të paktën 24 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjera janë plagosur nga shpërthimi në rafinerinë më të madhe të naftës në Venezuelë.

Agjencitë lokale të lajmeve thonë se shpërthimi ka ndodhur në objektin e rafinerisë në qytetin Amuaji.

Sipas burimeve të njëjta, të vdekurit përfshijnë edhe një djalë 10 vjeç.

Rafineria në Amuaji është njëra nga më të mëdhatë në botë dhe prodhon rreth 645,000 fuçi nafte në ditë.

Mësohet se shkak i incidentit ka qenë eksplodimi i një bombole të gazit.
XS
SM
MD
LG