Ndërlidhjet

logo-print

Stuhia tropikale Ajsak godet Haitin


Haiti - foto arkivi

Haiti - foto arkivi

Stuhia tropikale Ajsak ka goditur Haitin, duke kërcënuar rëndë këtë vend të varfër, i cili vazhdon të rimëkëmbet nga tërmeti shkatërrues i vitit 2010.

Stuhia ka nisur qysh mbrëmë në bregdetin jugor të Republikës Domenikiane, duke sjellë shira të forta edhe në Haiti.

Parashikimet thonë se stuhia do të kalojë edhe në Kubë dhe në bregdetin meksikan, ndërsa ka mundësi që të prekë edhe Floridan.

Në të kaluarën, stuhitë tropikale në këtë pjesë të botës kanë vrarë mijëra njerëz.

Komunikimet me Haitin janë të dobëta dhe nuk ka ende raporte zyrtare për dëmet eventuale.

“Këto lloje të stuhisë mund të shkaktojnë përmbytje të rrezikshme për jetë”, ka thënë zëdhënësi i Qendrës amerikane për uragane në Majami, Denis Felltgen.
XS
SM
MD
LG