Ndërlidhjet

Obama: Romnit i mungojnë ide serioze


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka thënë se rivali i tij republikan, Mit Romni, është bllokuar në "pozicione ekstreme" në lidhje me çështjet ekonomike dhe sociale.

Në një intervistë për AFP-në, Obama ka thënë se Romnit i mungojnë ide serioze dhe se "ai refuzon të marrë përgjegjësitë e zyrës, për të cilën do të garojë në nëntor".

Kreu i shtetit amerikan ka deklaruar se planet e Romnit do të përkeqësonin jetën e klasës së mesme dhe se nuk do të ofronin perspektivë për ata që përpiqen t'i bashkohen asaj.

Obama ka thënë se në mandatin e dytë do të jetë i gatshëm që të bëjë kompromis me Republikanët, të cilët janë të lodhur me, siç ka thënë, njërin nga kongreset më pak produktive në historinë amerikane.

Komentet e Obamës vijnë në prag të Konventës Republikane, e cila nis punimet të hënën.

Obama dhe Romni do të përballen në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
XS
SM
MD
LG