Ndërlidhjet

Rebelët sirianë lirojnë një të kidnapuar libanez


Siri
Siri
Rebelët sirianë kanë liruar të shtunën njërin nga 11 pelegrinët libanezë, të rrëmbyer tre muaj më parë.

Lirimi shihet si lëvizje për të lehtësuar tensionet ndërkufitare, pas një valë rrëmbimesh të qytetarëve sirianë në Liban.

Pelegrinët shiitë të Libanit ishin rrëmbyer më 22 maj, pas kalimit të kufirit nga Turqia për në Siri.

Një grup i padëgjuar më herët “Rebelët sirianë në Alepo” ka marrë përgjegjësinë.
XS
SM
MD
LG