Ndërlidhjet

Ndërron jetë Nil Armstrong


Nil Armstrong
Nil Armstrong
Ish-astronauti amerikan, Nill Armstrong, ka vdekur në moshën 82-vjeçare.

Armstrong i ishte nënshtruar një operacioni në zemër këtë muaj, për të zhbllokuar arteriet koronare.

Si udhëheqës i misionit të Apollos 11, Armostrong ka qenë njeriu i parë që ka shkelur në Hënë më 20 korrik të vitit 1969.

Ai ka qenë i njohur për thënien” “Ky është një hap i vogël për njeriun, një kërcim gjigant për njerëzimin”.

Misioni Apollo 11 ka qenë fluturimi i fundit i Armstrongut në hapësirë.

Në total, 12 amerikanë kanë ecur në Hënë nga viti 1969 deri më 1972.
XS
SM
MD
LG