Ndërlidhjet

Tre ditë zie për 39 viktima në Venezuelë


Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez - foto arkivi

Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez - foto arkivi

Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, ka shpallur tre ditë zie kombëtare, pas incidentit në rafinerinë më të madhe të naftës në vend, ku kanë humbur jetën të paktën 39 persona.

“Familjeve të atyre që kanë vdekur, civilë dhe ushtarakë, dua t’iu shpreh dhimbjen tonë, timen, të familjes sime, të të gjithve në qeverinë kombëtare dhe të popullit të Venezuelës. Është vendosur që të ketë tre ditë zie kombëtare, sepse kjo ndikon te të gjithë në familjen e madhe të Venezuelës”, ka thënë Çavez.

Aksidenti ka ndodhur të shtunën në objektin e rafinerisë në qytetin Amuaji. Në mesin e të vrarëve mësohet të jenë 18 ushtarë të Gardës Kombëtare, të cilët ishin pjesë e një njësie të caktuar për të ruajtur rafinerinë.

Shkak i incidentit ka qenë eksplodimi i një bombole të gazit.

Rafineria në Amuaji është njëra nga më të mëdhatë në botë dhe prodhon rreth 645,000 fuçi nafte në ditë.
XS
SM
MD
LG