Ndërlidhjet

Stuhia shtyn Konventën e Republikanëve


Republikani Mit Romni
Republikani Mit Romni
Në Shtetet e Bashkuara, stuhia tropikale Ajsak ka detyruar Partinë Republikane të shtyjë fillimin e Konventës Kombëtare në Floridë.

Erërat e forta dhe përmbytjet përreth Tampa Bejt kanë shtyrë organizatorët të anulojnë ngjarjet e së hënës dhe të bëjnë përpjekje që aktivitetet e parapara për katër ditë, t’i përfshijnë në tre.

Republikanët këtë javë pritet të emërojnë zyrtarisht Mit Romnin dhe Poll Rajanin si kandidatë për t’u përballur me presidentin Barak Obama dhe nënpresidentin Xho Bajden në zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit.
XS
SM
MD
LG