Ndërlidhjet

Sulmet e ndara në Mosul të Irakut kanë lënë tre persona të vrarë.

Në njërin incident, persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj një postblloku të policisë, duke vrarë një polic dhe një civil.

Nga të shtëna të tjera në juglindje të Mosulit ka humbur jetën këshilltari i qytetit, Ibrahim Junis.

Dhuna në Irak është dukshëm më e ulët se nga kulmi i saj më 2006 dhe 2007, por sulmet megjithatë vazhdojnë, sidomos në Bagdad dhe Mosul.
XS
SM
MD
LG