Ndërlidhjet

LDK: Thellohet varfëria në Kosovë


Logo e LDK-së
Logo e LDK-së
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar sot për gjendjen e rëndë sociale në Kosovë, sidomos për rritjen e numrit të të varfërve.

Në komunikatën e saj thuhet se "kontrastet e shoqërisë kosovare, të krijuara nga Qeveria Thaçi, janë si askund në botë".

"Shpenzimet për mallra dhe shërbime të ministrive rriten me 60%, krahasuar me një vit më herët, ndërkohë që numri i të varfërve arrin në 325 mijë qytetarë. Një pensionist mbijeton me 1.5 euro në ditë për ushqim, barna, veshmbathje etj., ndërkohë që autostrada kushton 10 milonë euro për kilometër", thuhet, ndër të tjera, në komunikatën e LDK-së.

Sipas saj, buxheti për asistencë sociale po rritet nga viti në vit, çfarë konfirmon se "varfëria po thellohet".
XS
SM
MD
LG