Ndërlidhjet

Kosova me Konsull Nderi në Salsburg


Flamuri i Republikës së Kosovës.
Flamuri i Republikës së Kosovës.
Prof. Dr. Markus Paulmih është emëruar në pozitën e Konsullit të Nderit të Republikës së Kosovës në Salsburg të Austrisë.

Vendimi i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, për këtë emërim thuhet të jetë mirëpritur dhe pranuar nga Ministria Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare e Austrisë.

"Emërimi i prof. dr. Markus Paulmihut në pozitën e Konsullit të Nderit të Republikës së Kosovës në Salsburg, është hap i rëndësishëm në kuadër të orientimeve strategjike të politikës së jashtme të Kosovës, për të shtuar prezencën në sa më shumë vende të botës, me qëllim të fuqizimit të vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe dinamizimit të diplomacisë kosovare", thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Sipas saj, në ditët në vijim pritet emërimi edhe i disa personaliteteve të shquara ndërkombëtare në pozitën e konsujve të nderit në vende të ndryshme - mike të Kosovës. (v.t.)
XS
SM
MD
LG