Ndërlidhjet

Aksident në Kinë, 36 të vrarë


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Të paktën 36 persona kanë humbur jetën në një aksident me autobus në veri të Kinës.

Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua ka bërë të ditur se autobusi dykatësh është përplasur me një cisternë, e cila bartte gaz metani.

Aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, pranë qytetit Janan, në provincën Shanksi.

Tre persona mësohet të jenë dërguar në spital për të trajtuar plagët.

Raportet thonë se numri i viktimave mund të rritet, pasi që është e paqartë se sa njerëz kanë qenë brenda autobusit në kohën e aksidentit.
XS
SM
MD
LG