Ndërlidhjet

Liberman: Irani bërthamor do të kërcënonte botën


Senatori i Shteteve të Bashkuara, Xhozef Liberman.
Senatori i Shteteve të Bashkuara, Xhozef Liberman.
Senatori i Shteteve të Bashkuara, Xhozef Liberman, ka thënë se ka prova të qarta se Irani përpiqet të ndërtojë armë bërthamore. Nëse Republika Islamike arrin këtë qëllim, ajo do të paraqesë kërcënim për botën, ka thënë Liberman.

“Unë jam mbështetës i qasjes aktuale të administratës së Shteteve të Bashkuara ndaj programit bërthamor të Iranit. Mendojmë se ka prova të qarta, jo vetëm nga SHBA-ja, por nga agjencitë ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara, se regjimi i Iranit është duke ndërtuar kapacitete për armë bërthamore”, ka thënë Liberman.

Ai i ka bërë këto komente gjatë vizitës në selinë e Radios Evropa e Lirë në Pragë.
XS
SM
MD
LG