Ndërlidhjet

Abkhazia dhe Osetia J. shënojnë përvjetorin e pavarësisë


Ilustrim
Ilustrim
Republikat separatiste të Gjeorgjisë, Osetia Jugore dhe Abkhazia, kanë shënuar sot katërvjetorin e pavarësisë.

Në Osetinë e Jugut, kryetari i Kuvendit, Stanisllav Koriev, e ka quajtur popullin “një komb heroik”, ndërsa presidenti Leonid Tibilov ka ndarë çmime për “qytetarët që kanë kontribuar në ndërtimin dhe forcimin e sovranitetit të Osetisë Jugore”.

Në Abkhazi, ministri i Jashtëm, Vijaçesllav Çirikba, ka paralajmëruar se konflikti me Gjeorgjinë, e cila i konsideron dy republikat si territore të saj, nuk ka përfunduar.

Çirikba ka thënë se ka njerëz në Tbilisi që e duan Abkhazinë si pjesë të Gjeorgjisë.

Njëzetegjashtë gushti është dita kur Federata Ruse ka njohur Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut si shtete të pavarura.

Një numër i vogël vendesh ka ndjekur Moskën në këtë hap.
XS
SM
MD
LG