Ndërlidhjet

tregun e brendshëm kosovar ka laramani çmimesh të produkteve të ndryshme, varësisht nga dyqani, lokacioni apo edhe qyteti.

Çmimet shumë të larta, kurse rrogat të ulëta bëjnë që fuqia blerëse e konsumatorëve të mos jetë e lartë.

Po, kush e përcakton e çmimin e një malli në tregun kosovar, sasia e mallit, prodhimi vendor apo cilësia e tij? Se a kanë, apo duhet të kenë autoritetet kosovare mundësi dhe mekanizma që të ndikojnë apo monitorojnë tregun e çmimeve, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe zyrtarë qeveritarë japin vlerësime të ndryshme.

Agim Shahini, udhëheqës i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë se çmimet përcaktohen në bazë të kërkesës dhe ofertës dhe kjo ka bërë që çmimet të ndryshojnë brenda ditës. Me këto veprime të kompanive prodhuese, apo importuese, po dëmtohet konsumatori.

“Kjo bën që të kemi ndryshime brenda ditës, ndryshime të çmimeve brenda javëve. Kështu që asnjëherë konsumatori nuk është i siguruar se do të ketë një çmim në një afat më të gjatë të ndonjë produkti”, thotë Shahini.

Në Kosovë ekzistojnë disa shoqata të bizneseve të ndryshme, që vendosin për ngritjen e çmimit. Para disa javësh, çmimi i bukës nga 30 centë sa ishte, është ngritur në 40 centë. Sipas Shoqatës se Furrtarëve, arsyeja e ngritjes së çmimit të bukës është ngritja e çmimet të miellit. Ngritja e çmimit të miellit ndikon në ngritjen e shumë artikujve tjerë.

Ndërkaq, sektori tjetër që shqetëson qytetarët është laramania e çmimeve të derivateve të naftës.

Megjithatë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nuk ka kompetenca që të ndërhyjë në masën e çmimit të ndonjë malli, thotë për Radion Evropa e Lirë, Arta Istrefi, zëdhënëse në këtë ministri, duke shtuar se oferta, kërkesa dhe tregjet e jashtme përcaktojnë çmimet e produkteve të caktuara.
...Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nuk ndërhyn në përcaktimin e çmimeve dhe nuk ka ndonjë rregullore që mund të përcaktojë nivelizimin e çmimeve.

“Është konkurrenca e lirë në treg dhe në asnjë lloj të produktit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nuk ndërhyn në përcaktimin e çmimeve dhe nuk ka ndonjë rregullore që mund të përcaktojë nivelizimin e çmimeve”, bën të ditur Istrefi.

Por, Agim Shahini konsideron se autoritetet kompetente duhet të kenë mekanizma që kontrollojnë çmimet për disa produkte esenciale, ashtu siç ndodh në vende të zhvilluara të Evropës.

“Në shumë vende të ndryshme të Evropës dhe të botës raste të tilla janë të rregulluara me ligj, në disa produkte esenciale, siç është mielli, buka, qumështi, derivatet e naftës, energjia dhe produktet e tjera”.

“Është dashur që në Kosovë të rregullohen ashtu që të ketë rezerva shtetërore, në momentet e caktuara të konkurrohet nga rezervat shtetërore, dhe të ndalohet rritja e çmimeve, në mënyrë që të mbrohet konsumatori nga kjo rritje, e cila e varfëron shportën e tij dhe e vështirëson jetën e përditshme me produktet esenciale
”, vlerëson Shahini.

Njohës të çështjeve ekonomike, vlerësojnë se shteti kosovar duhet gjithsesi të gjejë forma dhe mekanizma që të ndërhyjnë në uljen e çmimeve të mallrave të konsumit të përditshëm.
  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

XS
SM
MD
LG