Ndërlidhjet

Salehi apelon për forcimin e paqes


Samiti Lëvizjes së të Painkuadruarve

Samiti Lëvizjes së të Painkuadruarve

Samiti i Lëvizjes së të Painkuadruarve është hapur sot në Teheran.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Ali Akbar Salehi, u ka bërë thirrje delegatëve nga vendet në zhvillim që të jenë vigjilentë ndaj atyre që praktikojnë “politika egoiste të ndërhyrjes”.

Salehi ka kërkuar nga ta që t’iu rezistojnë “sanksioneve të njëanshme ekonomike, të miratuara nga vendet e caktuara kundër shteteve të painkuadruara”.

Ai, po ashtu, ka bërë thirrje për forcimin e paqes ndërmjet anëtarëve të Lëvizjes së të Painkuadrurave, si dhe për eliminimin e diskriminimeve.

Irani pritet të propozojë planin për paqe në Siri, gjatë samitit që do të zgjasë deri më 31 gusht.

Lëvizja e të Painkuadruarve, e themeluar në kulmin e Luftës së Ftohtë, është një grupim i vendeve në zhvillim, që nuk e kanë lidhur veten me ndonjë superfuqi të madhe.

Lëvizja aktualisht përbëhet nga 120 anëtarë – në mesin e tyre janë vendet si Venezuela, Irani, Afrika Jugore, India dhe Arabia Saudite.

Kurse, Kina, Rusia dhe Brazili janë në mesin e vendeve me status vëzhguesi.
XS
SM
MD
LG