Ndërlidhjet

Banka në Itali dyshohet se ka shkelur sanksionet


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Banka Unicredit e Italisë ka konfirmuar se është duke bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara në hetimin e shkeljeve eventuale të sanksioneve.

Bazuar në raportet e Financial Times-it dhe Reuters-it, banka mendohet të ketë thyer sanksionet kundër Iranit, ndonëse një gjë e tillë nuk konfirmohet nga vetë banka.

Hetimet përqendrohen në një filial gjerman, HypoVereinsbank, të cilin banka italiane e ka blerë në vitin 2005.

Lajmi pason argumentet e ngjashme për dy banka në Mbretërinë e Bashkuar.

SHBA ka vendosur sanksione ndaj Iranit për shkak të programit të tij bërthamor.
XS
SM
MD
LG