Ndërlidhjet

Netanjahu: Armstrong - shpirt i kureshtjes njerëzore


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.
Në mbledhjen e kabinetit të tij, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka folur edhe për astronautin tashmë të ndjerë, Nil Armstrong.

Amerikani Armstrong ka qenë njeriu i parë që ka shkelur në Hënë më 20 korrik të vitit 1969.

“Me këtë akt, Armstrong ka simbolizuar shpirtin e kureshtjes njerëzore, dëshirën e njeriut për të kapërcyer kufijtë, për të kuptuar sekretet e universit, për të kuptuar pafundësinë e hapësirës dhe rëndësinë e ekzistencës sonë në këtë pafundësi. Nuk mendoj se shumë njerëz kanë arritur të marrin një hap të tillë”, ka thënë Netanjahu.

Armstrong ka ndërruar jetë një ditë më parë në moshën 82-vjeçare. Ai ka pasur probleme me zemër.
XS
SM
MD
LG