Ndërlidhjet

Aktivistët ulin në 200 numrin e viktimave në Daraja


Siri...

Siri...

Opozita siriane tha se më shumë se 200 trupa janë gjetur në një qytet afër Damaskut, duke akuzuar qeverinë se ka kryer “masakër”.

Aktivistët thanë se trupat janë zbuluar në shtëpi dhe bodrume në Daraja, pasi një sulmi të armatës siriane.

Më herët aktivistët sirianë kanë raportuar se numri i viktimave të gjetura në qytetin Daraja ka arritur në 320.

Televizioni shtetëror tha se Daraja është “spatruar nga mbetjet terroriste”.

Duke folur pas një takimi me një delegacion iranian në Damask, presidenti Bashar al Asad u zotua se do të mposhtë atë që ai e përshkruajti si “komplot i huaj kundër vendit”.

Zëvendëspresidenti i Sirisë Faruk al-Shara ka takuar gjithashtu delegacionin iranian, duke demantuar thashethemet se ai kishte dezertuar dhe kishte ikur nga vendi.
XS
SM
MD
LG