Ndërlidhjet

logo-print

Vritet komandanti i rrjetit Hakani?


Aeroplan amerikan pa pilot

Aeroplan amerikan pa pilot

Agjencia e zbulimit e Afganistanit tha se operativët e saj kanë konfirmuar se është vrarë një komandant kryesor i rrjetit militant Hakani me seli në Pakistan.

Drejtorati për Siguri Kombëtare i Afganistanit tha të dielën se Bedrudin Hakani është vrarë në një sulm me aeroplanët të telekomanduar në zonat fisnore të Pakistanit.

Të shtunën një i afërm, tha se Hakani, djali i themeluesit të rrjetit Hakani, ka vdekur të martën e kaluar (21 gusht) në veri të Vaziristanit.

Talebanët, që janë aleatë me rrjetin Hakani, kanë thënë se Hakani është ende gjallë.

Vdekja nuk është konfirmuar nga zyrtarët amerikanë apo Pakistani.

Bedrudin Hakani është përshkruar si një komandant i lartë operativ në rrjetin Hakani, që ka kryer sulme të profilit të lartë kundër trupave të huaja në Afganistan.
XS
SM
MD
LG