Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Stuhia "Isaac", gjendje e jashtëzakonshme në 4 shtete


Imazhe satelitore te stuhise

Imazhe satelitore te stuhise

Katër shtete të Gjirit të Meksikës në Shtetet e Bashkuara kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme derisa stuhia tropikale “Isaac” po shkon drejt territoreve të tyre.

Guvernatorët e Luizianës, Misisipit dhe Alabamës kanë lëshuar deklaratat e tyre të dielën, derisa Florida, e cila shpalli gjendjen e jashtëzakonshme një ditë më parë, u përmbyt nga shirat dhe erërat e forta të shkaktuara nga stuhia.

“Isaac” i është afruar Florida Keys. Stuhia pritet të forcojë në kategorinë dhe të godasë tokën e Floridës dhe Luizianës të martën ose të mërkurën.

Qindra fluturime janë anuluar dhe prodhimi i naftës dhe gazit është prekur nga stuhia që ka shkaktuar tashmë kërdi në Karaibe, duke vrarë të paktën gjashtë persona në Haiti dhe duke sjellë përmbytje në Kubë.
XS
SM
MD
LG