Ndërlidhjet

logo-print

Venezuelë: Rritet në 41 numri i viktimave


Zjarri në rafinerinë e naftës në Venezuelë, gusht, 2012

Zjarri në rafinerinë e naftës në Venezuelë, gusht, 2012

Ka vazhduar zjarri vazhdon në një rafineri nafte në Venezuelë, vendi i shpërthimit vdekjeprurës të së shtunës.

Dyzetenjë njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar nga shpërthimi në rafinerinë Amuaj në shtetin verior të Falkonit - një nga rafineritë më të mëdha në botë.

Zyrtarët thanë se një rrjedhje gazi ka shkaktuar shpërthimin dhe se më shumë se 200 shtëpi janë dëmtuar.

Ministri i Minierave Rafael Ramirez tha se operacionet mund të rifillojnë brenda dy ditësh, pasi që zona të deklarohet e sigurt.

Ai tha se furnizimi me karburante dhe naftë nuk do të vërehet pasi që shteti ka mjaft rezerva për të mbuluar mungesën.

Një komision është ngritur për të hetuar shkakun e rrjedhjes. Presidenti Hugo Chavez ka shpallur tri ditë zie për viktimat.
XS
SM
MD
LG