Ndërlidhjet

Stuhia "Isaac" shtyn Konventën Republikane


Tampa, Florida

Tampa, Florida

Partia Republikane ëshët detyruar që ta shtyjë për një ditë hapjen e konventës së saj kombëtare në Tampa, në bregun perëndimor të Floridas për shkak të stuhisë.

Në konventë pritet që zyrtarisht të nominohet ish guvernatori i Masaçusetsit Mit Romni si kandidat i partisë për president në zgjedhjet që mbahen në nëntor.

Kajl Douni, zëdhënësi i Konventës Kombëtare Republikane, jep më shumë detaje.

“Ne do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet shtetërore, federale dhe lokale. Siguria është për ne brenga primare dhe do të shohim se si po rrjedhin gjërat. Por, besojmë se të martën do të jemi në gjendje më të mirë dhe do të nisim konventën”, ka thënë Douni.

Katër shtete të Gjirit të Meksikës në Shtetet e Bashkuara kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme derisa stuhia tropikale “Isaac” po iu afrohet territoreve të tyre.

Guvernatorët e Luizianës, Misisipit dhe Alabamës kanë lëshuar deklaratat e tyre të dielën, derisa Florida, e cila shpalli gjendjen e jashtëzakonshme një ditë më parë, u përmbyt nga shirat dhe erërat e forta të shkaktuara nga stuhia.
XS
SM
MD
LG