Ndërlidhjet

Gjenden 17 civilë afganë me kokë të prera


Militantë talibanë, foto nga arkivi
Militantë talibanë, foto nga arkivi
Zyrtarët në Afganistan thanë se 17 civilë, përfshirë dy femra, janë gjetur me koka të prera në qarkun Kajaki të provincës së Helmandit.

Daud Ahmadi, zëdhënës i administratës së provincës tha se nuk dihet se kush qëndron pas vrasjes së fshatarëve. Ai tha se është duke u zhvilluar një hetim.

Kryengritësit talibanë janë aktivë në Helmand dhe në të kaluarën janë fajësuar për prerjen e kokës së fshtatarëve, kryesisht nën akuzat se po spiunonin për forcat afgane dhe ato të huaja të udhëhequra nga NATO-ja.

Ndërkohë, raportet nga Afganistani thonë se 10 ushtarë afganë janë vrarër në një sulm në një postbllok, po në Helmand.

Zyrtarët thanë se katër ushtarë janë plagosur në sulmin mes të dielës dhe të hënës në qarkun e Vashirit.

Pesë ushtarë thuhet se figurojnë të zhdukur, por nuk dihet nëse janë rrëmbyer ose kanë shkuar vullnetarisht me sulmuesit.

Ndërkohë, NATO ka thënë se edhe dy ushtarë të tjerë të saj janë vrarë nga sulmet e brendshme nga një koleg i tyre afgan.
XS
SM
MD
LG