Ndërlidhjet

Liberman: Perëndimi të jetë gati për t'u konfrontuar me Iranin


Xhosef Liberman
Xhosef Liberman

Senatori i Shteteve të Bashkuara, Xhozef Liberman, ka thënë se ka prova të qarta se Irani përpiqet të ndërtojë armë bërthamore. Nëse Republika Islamike arrin këtë qëllim, ajo do të paraqesë kërcënim për botën, ka thënë Liberman.

Unë jam mbështetës i qasjes aktuale të administratës së Shteteve të Bashkuara ndaj programit bërthamor të Iranit. Mendojmë se ka prova të qarta, jo vetëm nga SHBA-ja, por nga agjencitë ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara, se regjimi i Iranit është duke ndërtuar kapacitete për armë bërthamore”, ka thënë Liberman.

Ai i ka bërë këto komente gjatë qëndrimit në selinë e Radios Evropa e Lirë në Pragë.

Duke folur në një intervistë për shërbimin e Iranit, Liberman ka thënë se nuk janë vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ata që kërcënohen nga armët bërthamore të Teheranit.


Lieberman flet për Iranin (pjesa e parë)
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:51 0:00


Ka frikë të madhe nga armët bërthamore të Iranit, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe në Izrael, por në gjithë botën arabe dhe natyrisht në Evropë. Është shpresuar se sanksionet do të dobësojnë ekonominë e Iranit dhe do të krijojnë një lloj presioni, por, për fat të keq, nuk e kanë pasur rezultatin që kemi pritur”, ka thënë Liberman.

Irani këmbëngul se pasurimi i tij bërthamor ka qëllime paqësore dhe nuk synon krijimin e armëve atomike.

Liberman ka thënë se ekziston një konsensus i përgjithshëm se Irani tashmë ka pasuruar mjaft uranium, për të krijuar pesë armë të vogla bërthamore.

Sipas tij, vendet si Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë aksione më drastike kundër Teheranit, sesa sanksionet e deritashme.

Ne po shkojmë në një pikë, ku do të ketë vetëm dy zgjidhje, jo vetëm për SHBA-në dhe Izraelin, por edhe për vendet e tjera. Ose do të rrimë duarkryq dhe do të lejojmë Iranin që të bëhet një fuqi bërthamore, ose do të detyrohemi të ndërmarrim disa aksione ushtarake për të vonuar apo shkatërruar atë program”, është shprehur Liberman.

Po sipas fjalëve të tij, nuk ka kuptim që të pritet derisa Irani vërtet të posedojë armë bërthamore, për të ndërmarrë veprime ushtarake.


Lieberman flet për Iranin (pjesa e dytë)
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:25 0:00


Ne duhet të jemi gati, nëse gjithçka tjetër dështon – sanksionet ekonomike, diplomacia etj”, ka thënë senatori amerikan.

Por, të shumtë janë ata që kanë sugjeruar se sulmi kundër Iranit nuk do të eliminonte në tërësi aftësinë e Republikës Islamike për të prodhuar armë atomike, pasi objektet bërthamore të Iranit janë të vendosura thellë nën tokë ose brenda maleve.

I pyetur në lidhje me këtë, Liberman ka thënë se sulmi, të paktën, do të pengonte ambiciet bërthamore të Teheranit dhe do të blinte kohë derisa një regjim i ri, “ndoshta më i përshtatshëm për negociata”, do të vinte në pushtet.

Ai po ashtu ka thënë se i përket udhëheqjes iraniane që të bëjë zgjedhje korrekte dhe të angazhohet me komunitetin ndërkombëtar.

Nëse do të ketë aksion ushtarak, nga dikush jashtë Iranit, kundër programit bërthamor të tij, një gjë e tillë do të ndodhë pasi vetë Qeveria në Teheran nuk na ka dhënë zgjedhje të tjera. Unë shpresoj se nuk do të vijë deri te kjo”, ka thënë Liberman.

Sipas tij, anëtarët e të dyja palëve politike në Shtetet e Bashkuara, ashtu si edhe populli amerikan, duan paqe me Iranin, por nëse Irani nuk përgjigjet me ndryshimin e programit bërthamor, perspektivat e veprimit të ushtrisë amerikane janë të larta.(v.t.)
XS
SM
MD
LG