Ndërlidhjet

Obama: Romni ka pozicione ekstreme


Presidenti amerikan Barak Obama dhe rivali i tij republikan, Mit Romni
Presidenti amerikan Barak Obama dhe rivali i tij republikan, Mit Romni
Presidenti amerikan Barak Obama tha se Mit Romni e ka mbyllur veten në “pozicionet ekstreme” mbi çështjet ekonomike dhe sociale dhe me siguri se do t’i imponojë ato po që se zgjidhet, duke u përpjekur ta diskreditojë rivalin e tij republikan në këtë moment të madh politik të jetës së tij.

Në një intervistë për Associated Press, Obama tha se Romnit i mungojnë idetë serioze, refuzon t’i “pranojë” përgjegjësitë që duhet t’i ketë një president dhe merret me argumente të pandershme, që sipas Obamës, së shpejti mund ta përcjellin atë në debatet ballë për ballë. Ai ka folur edhe për Konventën Republikane.

“Unë dyshoj se në Konventën Republikane do të dëgjojmë atë që e kemi parë në reklamat në vlerë prej miliona dollarësh që tërë vendin. Ata parimisht kanë një mesazh, që është se ekonomia nuk është atje ku duhet të jetë dhe se ky është faji i Obamës. Do të ketë variacione në këtë temë”, është shprehur Obama.

Fushata e sivjetme presidenciale në SHBA vlerëaohet të jetë më e shtrenjta ndonjëherë që pritet të kap vlerën në mbi 2.5 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG