Ndërlidhjet

logo-print

Kacin në vizitë treditëshe në Serbi


Jelko Kacin

Jelko Kacin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin ka nisur sot një vizitë treditëshe në Serbi, gjatë së cilës do të takohet me presidentin serb, Tomisllav Nikolliq.

Ai do ketë takim edhe me kryeminsitrin Ivica Daçiq dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Serbisë.

Një ditë më parë, ai raportohet të ketë thënë se Bashkimi Evropian kërkon nga Serbia që të jetë shtet dhe të sillet në mënyrë të drejtë ndaj qytetarëve të saj.

“Evropa kërkon nga Serbia që të ndalojë së ngufaturi veten dhe fqinjët, të ndalojë së ëndërruari ëndrrat e së kaluarës, si dhe të jetojë të ardhmen”, ka thënë Kacin, transmetojnë mediat serbe.

Duke folur për bisedimet Beograd-Prishtinë, ai ka thënë se bëhet fjalë për dy partnerë dhe se duhet të krijohet një klimë më e mirë, për të biseduar për gjëra më të mira.

“Ka ardhur koha që rajoni të lirohet nga e kaluara dhe të punohet për një të ardhme më të mirë të të gjitha shteteve të rajonit”, ka thënë Kacin.
XS
SM
MD
LG