Ndërlidhjet

Xhurinda: Sllovakia mund ta ndihmoj dialogun Kosovë – Serbi


Ish kryeministri i Sllovakisë Mikullash Xhurinda
Ish kryeministri i Sllovakisë Mikullash Xhurinda
Ish kryeministri i Sllovakisë, Mikullash Xhurinda, ka propozuar që Sllovakia të ndihmoj si moderatore e dialogut Kosovë – Serbi.

“Kam dëgjuar nga presidenti i ri i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, se një vend, i cili nuk e ka njohur Kosovën mund të jetë moderator”, tha Xhurinda për agjencinë sllovake SITA.

Mikullash Xhurinda, tash deputet dhe lider i Unionit Demokristian i Sllovakisë në opozitë, që aktualisht e ka vizituar Kosovën dhe Serbinë, është shprehur se Prishtina dhe Beogradi kanë besim në Sllovakinë.

Ai është shprehur se Sllovakia mund t’iu transmetoj serbëve dhe shqiptarëve përvojën e vendit, i cili është formuar pas ndarjes.

Sllovakia mund të sjellë edhe “përvojë nga modernizimi i administratës publike, nga shumë reforma nëpër të cilat kemi kaluar, e pa të cilat nuk do të lëvizë as Kosova”, tha Xhurinda, dhe shtoi se “në Kosovë e kam parë mungesën e fabrikave, nuk kam parë tymtarë, mungojnë investimet, papunësia është e madhe”.
XS
SM
MD
LG