Ndërlidhjet

Serbi: Rusia ndihmon në fikjen e zjarrit


Një banor qëndron afër zjarrit në një fshat të Çaçakut

Qindra ushtarë, policë dhe zjarrfikës janë angazhuar në betejnë kundër zjarrit të fortë, i cili kërcënonte t’i përfshinte fshatrat në pjesën jugperëndimore të Serbisë gjatë ditës së diel.

Raportohet se shërbimet e emergjencës, të mbështetura nga ushtria dhe aeroplanët e Rusisë, ia dolin ta frenojnë zjarrin afër qytetit Çaçak, megjithqë disa fshatarë ishin larguar nga vendbanimet e tyre.

Temperaturat kishin arritur edhe deri në 40 gradë Celsius.

Rusia ka dërguar aeroplanin Bariev Be-200, me kapacitet prej 12 tonelata ujë, të shtunën, ndërsa aeroplani i tipit Ilushin 76, me kapacitet 42 tonelata ujë, arriti të dielën, për t’i ndihmuar shërbimet e tejngarkuara emergjente të Serbisë.
XS
SM
MD
LG