Ndërlidhjet

Francë: Nga kampi u dëbuan 70 romë


Pamje nga kampi në Evry afër Parisit
Pamje nga kampi në Evry afër Parisit
Policia e Francës sot i ka dëbuar afro 70 vetë nga një kamp i romëve, në valën e fundit të dëbimeve kundër këtij minoriteti, që janë kritikuar nga grupet për të drejtat e njeriut.

Duke vepruar sipas dekretit komunal, policia në qytetin Evry, në jug të Parisit, herët në mëngjes e demontoi kampin e improvizuar.

Pamjet televizive tregonin familjet, së bashku me fëmijë të vegjël, që të ngarkuar me gjërat e tyre largoheshin nga kampi.

Ministri i brendshëm, Manuel Valls, i mbrojti këto dëbime, duke cituar shkaqe të sigurisë dhe ato sanitare.

Është e paqartë se ku do të shkojnë romët e dëbuar.

Afro 15 mijë romë etnikë aktualisht jetojnë në kampe të ngjashme në mbarë Francën dhe prania e tyre, që nxitë armiqësi nga shumë banorë lokalë, është shndërruar në problem politik për socialistët në qeveri.
XS
SM
MD
LG