Ndërlidhjet

Ambasador i Kosovës në Turqi do të jetë Avni Spahiu, i cili ka shërbyer si Ambasador i Kosovës në Shtetet e Bashkuara.

Mëtutje, siç njofton Ministria e punëve të jashtme e Kosovës, ky emërim është pranuar dhe përshëndetur edhe nga Ministria e punëve të jashtme e Turqisë.

Emërimi i ambasadorëve të rinj dhe caktimi i ambasadorëve të deritashëm në misione në vende të ndryshme, janë lëvizje normale, në përputhje të plotë me aktet normative të Republikës së Kosovës dhe me praktikat më të mira ndërkombëtare diplomatike, thuhet në kumtesë.
XS
SM
MD
LG