Ndërlidhjet

Rusi: Luten vjedhësit që ta kthejnë medaljen e bronxtë


Pamje e gjykatës në qytetin rus Khimki
Pamje e gjykatës në qytetin rus Khimki
Klubi i basketbollit Khimki në Rusi ka kërkuar nga vjedhësit që ta kthejnë medaljen e bronxtë olimpike, të cilën e ka fituar lojtari i këtij klubi në Olimpiadën e Londrës, në përbërje të seleksionit basketbollistik të Rusisë.

Vitalij Fridzon, basketbollist me gjatësi 196 centimetra, ka shpallur dje se në banseën e tij në Khimki, afër Moskës, kanë hyrë hajnat dhe kanë vjedhur gjëra të shtrenjta, përfshirë edhe medaljen e bronxtë olimpike nga Londra.

Në faqen në Internet të klubit shkruan: “Ju lutemi ta ktheni medaljen, të cilën Vitalij e ka fituar me punë të vështirë për shumë vite, ndërsa për ju ajo është vetëm mjet për të fituar para”.

Lidhur me këtë vjedhje po zhvillohen hetime.
XS
SM
MD
LG