Ndërlidhjet

Maqedoni: Gruevski nuk tërhiqet


NIkolla Gruevski
NIkolla Gruevski
Kuvendi i Maqedonisë, më 10 shtator, do të diskutoj projekt ligjin e VMRO-DPMNE-së, për ish-pjestarët e forcave të sigurimit, që kanë pësuar gjatë konfliktit të vitit 2011në Maqedoni. Kështu është vendosur në një takim të kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski me kryetarët e grupeve parlamentare.

Në takim nuk ka marrë pjesë përfaqësuesi i BDI-së, që është kërcënuar me braktisjen e qeverisë nëse Kuvendi e miraton ligjin, i cili, i përjashton shqiptarët që kishin pësuar nga konflikti i para 11 viteve si ish-pjestarë të UÇK-së.

Propozimi i VMRO-DPMNE-së së kryeministrit Nikolla Gruevski, erdhi si përgjigje ndaj veprimit të ministrit të mbrojtjes, Fatmir Besimi, i cili, së bashku me disa eprorë shqiptarë kishte vendosur lule dhe ishte përkulur para një memoriali të UÇK-së.

Gruveski kishte deklaruar se akti i tillë ka fyer maqedonasit ndërsa BDI-ja e kishte mbrojtur veprimin, duke thënë se me të synohej pajtimi ndërentik.

Vetë Gruevski ka theksuar se partia e tij nuk u frikësohet zgjedhjeve të parakohshme nëse partia e Ahmetit vendos të largohet nga qeveria. Me këtë Gruevski ka lënë për të kuptuar se partia e tij nuk do të tërhiqet nga propozim-ligji për ish-pjestarët e forcave të sigurimit, që kanë pësuar gjatë konfliktit të vitit 2011 në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG