Ndërlidhjet

Rusi: Pussy Riot paraqet ankesë kundër dënimit me burg


Anëtaret e grupit në një gjykatë në Moskë
Anëtaret e grupit në një gjykatë në Moskë
Avokatët e tri anëtarëve të grupit muzikor të femrave në Rusi, Pussy Riot, thanë sot se e kanë paraqitur ankesën kundër dënimit me burg për klientet e tyre.

Avokati Nikollai Polozhov tha se dokumentet e nevojshme i ka paraqitur në Gjykatën e Qytetit të Moskës.

Avokatja tjetër e grupit Pussy Riot, Violeta Volkova, tha se të gjitha dokumentet e paraqitura janë në rregull, por ajo nuk e ka përjashtuar mundësinë që gjykata të kërkoj edhe dokumente shtesë.

Anëtaret e grupit Pussy Riot, Maria Aljokhina, Nadezhda Tolokonikova dhe Jekaterina Samuceviç, janë shpallur fajtore për “huliganizëm të motivuar nga urrejtja fetare”, për një shfaqje të tyre në Katedralën e Moskës, në muajin shkurt, dhe në fillim të këtij muaji janë dënuar me nga dy vjet burgim secila.
XS
SM
MD
LG