Ndërlidhjet

logo-print

Gjermania pranon se i ka trajnuar policët bjellorusë


Makinë policore e Bjellorusisë

Makinë policore e Bjellorusisë

Qeveria e Gjermanisë e ka trajnuar policinë e regjimit autoritar të presidentit bjellorus, Aleksandër Llukashenka, deri në vitin 2011.

Gazeta gjermane “Tagesspiegel” raportoi se 500 policë të Bjellorusisë kishin marrë trajnim në kapacitetet e ndryshme në Bjellorusi apo Gjermani.

Ministria e brendshme gjermane tha se kurset kishin filluar në vitin 2008 dhe kryesisht ishin këshilluese për veprimin e policisë në ngjarje masive publike, siç janë ndeshjet e futbollit.

Poashtu, ishte lejuar që policët e Bjellorusisë t’i shikonin policët gjermanë në vitin 2010 lidhur me veprimet e tyre gjatë demonstratave anti-bërthamore, disa prej të cilave ishin të dhunshme, në të cilat demonstruesit ishin përpjekur ta shkatërronin transportin e mbetjes atomike në pjesën veriore të Gjermanisë.

Zyrtarët gjermanë thonë se ndihma policore kishte për qëllim t’i inkurajonte përkushtimet e Bjellorusisë për reforma.
Kjo ndihmë u anulua pasi Llukashenka u kthye në postin e presidentit me zgjedhje të parregullta në vitin 2010, me ç’rast ishin arrestuar qindra protestues opozitarë.
XS
SM
MD
LG