Ndërlidhjet

SHBA: Stuhia Isaac – rrezik për jetë


Pamje satelitore e stuhive

Pamje satelitore e stuhive

Zyrtarët federalë të emergjencës në Shtetet e Bashkuara sot kanë tërhequr vërejtjen se stuhia tropikale Isaac paraqet rrezik për jetë dhe me gjasë do të shkaktoj dëme të gjëra kur të arrijë në Gjirin Bregdetar amerikan.

Krejg Fjugate nga kjo agjenci tha se kjo shtrëngatë mund të prodhoj valë me lartësi dy e deri në katër metra përgjatë bregdetit dhe rreshjet e mëdha mund të çojnë në dëme të gjëra në brendësi.

Guvernatorët e Luizianës, Misisipit dhe Alabamës, dje kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, derisa Florida, që gjendje të këtillë ka shpallur një ditë më herët, ishte përfshirë nga të reshurat e mëdha dhe erërat e fuqishme.

Kjo stuhi pritet se do ta godasë Gjirin Bregdetar amerikan nesër vonë ose pasnesër në mëngjes.

Në Karaibe uragani ka bërë kërdi. Në Haiti kanë humbur jetën gjashtë vetë, ndërsa në Kubë ka pasur vërshime.

Uragani Isaac e ka detyruar Partinë Republikane në Shtetet e Bashkuara që ta shtyjë konventën e saj në Tampa të Floridës për një ditë.
XS
SM
MD
LG