Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Gjendje e jashtëzakonshme në Luiziana


Pamje satelitore e stuhisë Isaac

Pamje satelitore e stuhisë Isaac

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Luiziana, derisa shtetet e Gjirit Bregdetar amerikan po përgatiten për Stuhinë tropikale Isaac.

Me këtë deklaratë, Luiziana do të ketë mundësi t’i shfrytëzoj fondet federale për aktivitete të emergjencës të ndërlidhura me stuhi.

Më herët, guvernatorët e Luizianës, Floridës, Misisipit dhe Alabamës, patën shpallur gjendje të emergjencës për shkak të alarmit për cunami.

Pasi ka arritur në Floridën jugore, stuhia Isaac është nisur kah Gjiri Bregdetar verior, me kërcënim për Nju Orleans, që para shtatë vitesh ishte goditur nga uragani Katrina, me ç’rast ishin vrarë afro 1800 vetë.

Për shkak të stuhisë, Partia Republikane e ka shtyrë për një ditë fillimin e Konventës së saj në Tampa të Floridës, në të cilën Mit Romni, formalisht do të nominohet për president.

Nga stuhia Isaac në Haiti dhe në Republikën Dominikane kanë humbur jetën së paku 20 vetë.
XS
SM
MD
LG