Ndërlidhjet

Kolumbi: Qeveria bisedon me kryengritësit e FARK-ut


Presidenti i Kolumbisë Huan Manuel Santos

Presidenti i Kolumbisë Huan Manuel Santos

Presidenti i Kolumbisë, Huan Manuel Santos, tha se qeveria e tij po zhvillon bisedime me grupin më të madh kryengritës, Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë, i njohur me shkurtesën FARK.

Raportohet se negociatorët nga të dy palët e kanë nënshkruar dje një marrëveshje preliminare në Kubë.

Në fjalimin e tij në televizion, presidenti Santos tha se po i plotësonte obligimet e tij “për synimin e paqes”.

Megjithatë ai theksoi se operacioni ushtarak do të vazhdoj dhe se “çdo centimetër i vendit do të ketë prani ushtarake”.

Në muajin gusht, lideri i FARK-ut në atë kohë, Alfonso Cano, tha se grupi ishte i gatshëm për bisedime paqësore.
XS
SM
MD
LG