Ndërlidhjet

logo-print

NATO: Rrëzohet helikopteri, pa viktima


Helikopteri amerikan Apaç fluturon mbi malet në provincën Kunar në Afganistan

Helikopteri amerikan Apaç fluturon mbi malet në provincën Kunar në Afganistan

NATO-ja thotë se njëri nga helikopterët e saj është përplasur në pjesën juglindore të Afganistanit, por askush nuk ka pësuar lëndime në këtë incident.

Ejmi Hesajon, zëdhënëse e Forcës Ndërkombëtare Ndihmëse të Sigurisë në Afganistan, që udhëhiqet nga NATO-ja, tha se helikopteri e bëri “një aterim të vështirë” në provincën lindore Logar, mbrëmë vonë.

Ajo theksoi se nuk ka pasur raporte për aktivitet të kryengritësve në afërsi.

Por, militantët talibanë nëpërmjet një kumtese kanë pretenduar se luftëtarët e vet e kanë rrëzuar helikopterin dhe i kanë vrarë ata që ishiun brenda në të.

Më herët këtë muaj, talibanët, poashtu, kishin pretenduar se e kanë rrëzuar një tjetër helikopter të NATO-s.

Nga kjo përplasje në Kandahar u vranë shtatë ushtarë amerikanë dhe katër afganë.

Zyrtarët amerikanë thonë se nuk dukej se helikopteri ishte qëlluar nga zjarri armiqësor, por hetimi zyrtar ende nuk është kompletuar.
XS
SM
MD
LG