Ndërlidhjet

SHBA dënon ushtarët “problematikë”


Afganistan - Trazirat që ka shkaktuar djegia e Kuranit.
Afganistan - Trazirat që ka shkaktuar djegia e Kuranit.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se tre ushtarë të saj dhe tre marinsa kanë marrë dënime administrative për shkak të dy incidenteve, që kanë provokuar dhunë në Afganistan.

Njëri incident bën fjalë për një video, të publikuar në muajin janar, ku marinsat shfaqen duke urinuar mbi trupat e pajetë të luftëtarëve talibanë.

Incidenti tjetër përfshin djegien e 100 kopjeve të Kuranit nga ushtarët, në muajin shkurt.

Dënimet e sakta nuk janë shpalosur. Ato mund të përfshijnë zvogëlimin e gradës dhe humbjen e pagesës.

Ato po ashtu mund të ndalojnë avancimin e mëtejshëm ushtarak.

Megjithatë, dënimet në fjalë nuk parashohin ndjekjen penale dhe është e paqartë nëse të tillat do të plotësojnë kërkesat e afganëve për drejtësi.

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në trazirat që kanë përfshirë Afganistanin pas djegies së Kuranit, ndërsa dy oficerë amerikanë janë qëlluar për vdekje.
XS
SM
MD
LG