Ndërlidhjet

Dënohet masakra në Afganistan


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka dënuar vrasjen e 17 civilëve afganë me prerjen e kokave të tyre në provincën Helmand.

Në një deklaratë të shkruar, Karzai i ka quajtur vrasjet “krim të pafalshëm” dhe në kundërshtim të plotë me rregullat e Islamit.

Deklarata thotë se aktet e tilla tregojnë qartë se “armiku është i dëshpëruar dhe në rrëmujë”.

Incidentin e kanë dënuar edhe zyrtarët amerikanë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kabul ka thënë se vrasjet janë një “akt i turpshëm”, ndërsa komandanti i forcave ndërkombëtare në Afganistan, gjenerali Xhon Allen, i ka cilësuar ato si të frikshme.

Militanët talibanë dyshohet se kanë kryer masakrën, viktima të së cilës kanë qenë edhe dy gra.
XS
SM
MD
LG