Ndërlidhjet

logo-print

UNHCR: Mbi 3 mijë sirianë ikin në Jordani


Pamje nga luftimet në Siri

Pamje nga luftimet në Siri

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara njoftoi se diku 3 mijë e 300 sirianë kanë braktisur vendin për t’u strehuar në Jordani përgjatë 24 orëve të fundit.

Përfaqësuesi i UNHCR-it, Xhordën Endru Harper, tha se sirianët janë kryesisht të zonës jugore të Daras.

Banorët thanë se trupat qeveritare të Sirisë kanë sulmuar këtë rajon për t’i dëbuar rebelët kryengritës.

Që nga konflikti në mars të vitit të kaluar, Jordania është bërë strehë për më shumë se 160 mijë refugjatë sirianë.
XS
SM
MD
LG