Ndërlidhjet

Pengohet shfaqja për Pussy Riot


Anëtaret e Pussy Riot
Anëtaret e Pussy Riot
Aktivistët e Kishës Ortodokse Ruse penguan shfaqjen e një loje teatrale për rock-bendin Pussy Riot duke hyrë në sallë me brohoritjet “Pendohuni!” dhe “Përse i urreni rusët?”-ngjarje e cila u filmua nga televizioni shtetëror i Rusisë.

Asnjëri nga aktivistët nuk u arrestua pas ngjarjes në një teatër në Moskë.

Shfaqja trajtonte rastin e tri anëtareve të bendit Pussy Riot, të cilat u dënuan më herët këtë muaj me nga dy vite burg pas akuzave për “huliganizëm të motivuar nga urrejtja fetare”.

Pussy Riot kishte zhvilluar në shkurt të këtij viti një performancë në një katedrale në Moskë kundër, siç thuhet, rizgjedhjes president të Vlladimir Putinit.
XS
SM
MD
LG