Ndërlidhjet

logo-print

Pacolli pohon se ushtria e Malit ka prapësuar njohjen


Flamuri i Malit

Flamuri i Malit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ritheksoi se pavarësia e Kosovës është njohur nga Mali, porse vendimin e ka prapësuar ushtria e këtij vendi.

Në një shkrim autorial, dërguar mediave përmes postës elektronike, Pacolli këmbëngul se “qeveria e Kosovës mori një dokument zyrtar të Malit, firmosur nga Presidenti i këtij vendi, i cili konfirmonte njohjen”.

“Por, ushtria, faktor me rëndësi në një vend në konflikt, mund ta ketë prapësuar vendimin”, shkruan Pacolli, i cili njëkohësisht akuzon mediat për, siç e quan ai, “fushatë mediatike në rastin e Malit”.

Më 18 gusht zëvendëskryeministri Pacolli kishte bërë të ditur, në një konferencë për media, se Republika e Malit zyrtarisht e ka njohur Republikën e Kosovës.

Njohja nga Mali do të duhej ta kishte çuar në 92 numrin e njohjeve të deritashme të shtetësisë së Kosovës.

Demanti për këtë njohje erdhi nga një agjenci kineze e lajmeve, e cila citonte përgënjeshtrimin e presidencës së Malit.
XS
SM
MD
LG