Ndërlidhjet

Uji bëhet problem


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Ministri i tregtisë së Irakut ia tërhoqi vërejtjen Iranit dhe Turqisë fqinjë që të mos i injorojnë nevojat për ujë të Irakut.

Në një intervistë për Shërbimin e Radios Evropa e Lirë për Irakun, të ministri i tregtisë Kairallah Hasan Babaker, tha se Irani ka penguar rrjedhjen e 49 lumenjëve të vegjël nga Irani për në Irak, duke ndikuar në këtë mënyrë në buqësinë e provincave si Sulejmania në Kurdistan, Dijala, Majsani apo Basra.

Ministri tha se qeveria irakiane ka vendosur të mos e nënshkruajë ndonjë marrëveshje bilaterale për tregti me Teheranit, përderisa zgjidhet çështja rreth ujit.

Babaker tha se Iraku e ka diskutuar këtë çështje me Turqinë dhe Iranin për shumë vite me radhë, por se nuk është arritur ndonjë rezultat.
XS
SM
MD
LG