Ndërlidhjet

Pakistanezja që u akuzua për blasfemi-14 vjeçare


Kur'ani
Kur'ani
Një vlerësim zyrtar mjekësor i një vajze katolike në Pakistan, e cila akuzohet për përdhosjen e Kur’anit, vuri në pah se vajza është e mitur.

Policia e arrestoi atë më 16 gusht në Islamabad nën akuzat se ka djegur letra që përmbanin fjali nga Kur’ani.

Avokati i vajzës, Tahir Navid Çodri, tha se raporti i një bordi mjekësor që po hetonte moshën dhe gjendjen mendore të vajzës vendosi që ajo është e moshës 14 vjeçare.

Ai tha se bordi ka ardhur në përfundim që gjendja e saj mendore nuk korrespondon me moshën e saj.

Nuk u bë e qartë nëse kjo nënkupton se vajza është mendërisht e paaftë.

Pas konkludimeve të bordit të mjekëve, vajza do të dërgohet në një shërbim korrektues për të rinjtë.

Rasti i saj vlerësohet të jetë mjaft diskutabil në Pakistan, ku blasfemia mund të dënohet me burgim të përjetshëm ose me vdekje.
XS
SM
MD
LG