Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Merreni stuhinë seriozisht


Presidenti amerikan, Mit Romni

Presidenti amerikan, Mit Romni

Presidenti amerikan, Barak Obama, u kërkoi kujdes të shtuar banorëve të Gjirit të Meksikës duke thënë se ekziston një rrezik i dukshëm nga përmbytjet e shkaktuara nga stuhia Isaac.

Ai inkurajoi njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre.

Duke folur në Uashington, Obama tha se “Tani nuk është koha provokohet fati, tani nuk është koha të injorohen alarmimet zyrtare. Duhet ta merrni këtë seriozisht”, porositi ai.

Deklarata e Obamas thuhet se vë në dukje shqetësimin e tij për katastrofën pavarësisht angazhimeve të tij në kuadër të fushatës zgjedhore.

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur tashmë në shtetet: Luziena, Misisipi, Alabama dhe Florida.
XS
SM
MD
LG